Showtime

Elgit Doda zbulon surprizat, ja se me cilët artist shqiptar do të ketë bashkëpunime

02/15/2022 18:10
nga:Donika Fetahu

Këngëtari i njohur Elgit Doda, së fundmi është emri më i lakuar në mediat rozë.

Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka zbuluar detaje të reja nga projektet e tij, shkruan GazetaBlic.

Gjithashtu tha se do të ketë bashkëpunim me partneren e tij Klea Hutën, ndërsa theksoi se po mendon për një duet me Dafina Zeqirin dhe Mozzik.

Ai tha se tani e tutje do të publikojë këngë çdo 1 muaj e gjysmë, ku ka filluar të planifikojë programin e tij për 6 muajt e ardhshëm.

“Donaldi tha ‘Toxic Love’ dhe të gjithëve mund të na ketë rastisur dashuri toksike. Do nxjerr këngë çdo 1 muaj e gjysmë dhe mund të ketë bashkëpunime edhe me më shumë se një person. Një bashkëpunim do ta kem me Klean, mund të jetë Mozzik, Dafina. Po bëj një program për 6 muajt e ardhshëm. Pas mbarimit të triologjisë, po bëj në plan për 6 muajt e ardhshëm se fillon vera dhe do jetë më e ngjeshur gjëja”, u shpreh ai./GazetaBlic/