Showtime

Elgit Doda zbulon sesi këngën e Kleas ia dha Dafinës

05/12/2024 21:51
nga:N K

Elgit Doda është një prej kantautorëve më të mirë shqiptarë. Mes bashkëpunimeve dhe këngëve të tij ndër vite, ai ka veçuar një prej këngëve me Dafinën, për të cilën paska një histori “funny”.

I ftuar në “E diela jonë” me Ermal Peçin ai tha se kënga që ka bërë për Dafinën në fakt është nisur për të shoqen, Klean.

“Bashkëpunimi me Dafinën ka ardhur nga kënga që ajo ka bërë me Alban Skënderajn. Unë i bëra vijën melodike, tekstin e bëri vetë Albani. Nga kjo Dafina më merr në telefon që kishte dëshirë që në album të kishte një këngë timen. Plani ishte që t’i bëja një këngë Dafinës. Pastaj më tha a ta bëjmë bashkë. Unë e kam pasur këtë këngën me Klean. Vjen Dafina në studio e dëgjon këngën dhe më thotë: A bën këtë këngën dhe si t’ia bëjmë ta heqim këtë vajzën? I thashë që po të heqim atë vajzën duhet të bëja dhe unë valixhet bashkë me këngën. I thashë që ishte Klea. E diskutova me Klean dhe sigurisht që pranoi se ishte diçka në të mirën time”, tha Elgiti.