Showtime

Elgit Doda falenderon fansat, por komenti i Kleas merr të gjithë vëmendjen

08/09/2022 14:01
nga:G B

Elgit Doda është një nga këngëtarët më të kërkuar të kësaj vere. Ai është duke zhvilluar çdo ditë koncerte të shumta, në qytete të ndryshme. Herë pas here, Giti nuk nguron të ndajë disa nga këto momente edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi, ka postuar dy foto nga koncerti i radhës, ku ka falenderuar të gjithë fansat e tij.

Ndërkohë, komentet kanë qenë të shumta, por ai që ka tërhequr më shumë vemendje është pikërisht ai i partneres, Klea Hutës.

“Falenderim per ju ”, ka shkruar këngëtari, ndërsa moderatorja ia ka kthyer: “Asgje te lutem. E kemi per detyre ”.

Kujtojmë që 10 ditë më parë, Giti publikoi këngën e tij më të re me titull “Nuk muj”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku.