Edhe në Suharekë po mbahen protesta kundër vendimit nga Specialja për t’i dënuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sejdi Elezi, kryetar i degës së OVL UÇK-së në Suharekë, tha se ky vendim preku në plagën më të ndjeshme të Kosovës.
“Ne nuk pajtohemi dhe jo në emrin tim! Ne nuk jemi dhe nuk ishim organizatë e përbashkët kriminale. Ne ishim dhe jemi Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha Elezi në fjalën e tij, teksa kishte veshur uniformën e UÇK-së.


