Lajme

Elezi: Rinia Islame është organizatë në Kaçanik, e ka themeluar Lavdim Muhaxheri

04/22/2025 21:28
nga:Sh R

Aksioni i djeshëm policor në Kaçanik rezultoi në arrestimin e shtatë personave të  dyshuar për vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika.

Sipas asaj që dihet deri më tani, përsonat e dyshuar ishin pjesë e organizatës “Rinia Islame”, për të cilën eksperti i sigurisë, Bedri Elezi dha më shumë detaje

Ai në emisonin “Politiko” të Kanal10 tha se pikërisht kjo organizatë ishte themeluar nga Lavdim Muhaxheri.

“Unë kam disa pakënaqësi me aksionin. Rinia Islame është një organizatë fetare në Kaçanik. Aktivitetet  e tyre i keni parë në media, kryesisht në Tiktok. Është organizatë e themeluar nga Lavdim Muhaxheri. Ishin të arrestuar për vepra që kanë të bëjnë me aktivitete  fetare”, bëri të ditur Elezi.