Lajme

Elezi: Riatdhesimi i Eva Dumanit, sfidë serioze, çdo gabim mund të na kushtonte me jetë!

02/26/2026 12:12
nga:Y I

Më 14 shkurt të këtij viti, u mundësua riatdhesimi i Eva Dumanit nga Siria në Shqipëri.

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi , i cili mori pjesë në këtë operacion tha për “Gazeta Blic’ se e gjithë puna për kthimin e saj ishte një sfidë serioze pasi çdo gabim mund t’iu kushte të gjithëve me jetë.

“Riatdhesimi i Eva Dumanit sigurisht se ishte një sfidë serioze për faktin se Siria është një vend me siguri të brishtë, një vend i trazuar dhe me rreziqe të mëdha. Nëse marrim parasysh faktin se Eva së fundmi nga Kampi ‘Al Hawl’ ishte vendosur në një lokacion të ri në një qytet që quhej Salgin e që në fakt konsiderohej një shumë e vështirë për të operuar. Ne së bashku me disa miq nga Turqia dhe Siria kishim arritur që të organizojmë një operacion të sukseshëm dhe me detaje sepse çdo gabim mund të kushtonte me jetë” deklaroi Elezi për “Gazeta Blic”.

Video e plotë: