Lajme

Elezi: KQZ pret përfundimin e ankesave para shpalljes së rezultateve përfundimtare

06/22/2026 11:07
nga:G B

Procesi i numërimit të votave në zgjedhjet e 7 qershorit ka përfunduar. Por, tani mbetet të përfundojë dhe procedura e ankesave dhe më pas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i shpallë rezultatet përfundimtare.

Kështu ka bërë të ditur për Gazeta Blic, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave dhe vendimmarrjen e institucioneve përkatëse para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, është shprehur ai.

Elezi po ashtu ka thënë se më pas duhet të shihet nëse ato vendime përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në.

“Pas marrjes së këtyre vendimeve, mbetet të shihet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në”, ka deklaruar Valmir Elezi./Gazeta Blic/