Lajme

Elezi: Rreth 100 shqiptarë ndodhen në Siri, disa prej tyre janë në burgje!

02/27/2026 09:10
nga:Y I

Eksperti i Sigurisë, Bedri Elezi, ka marrë pjesë në operacionin për rikthimin e shqiptares Eva Dumani nga Siria.

Elezi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” tha se janë edhe rreth 100 shqiptarë të tjerë në Siri në vendbanime të ndryshme.

Ai tha se ka shumë familjarë, gra dhe fëmij të cilët kanë interesim për t’u riatdhesuar .

“Ne besojmë se janë rreth 100 shqiptarë të të gjitha trevave shqiptare janë në Siri dhe janë në vendbanime të ndryshme. Vetëm në vendin ku ne po flasim, Salking, ka disa banorë e të cilët në fakt janë që nga lufta e fundit në Siri nga viti 2012-2013 dhe janë në lokacione të ndryshme ku ka patur kontroll edhe më parë të autoriteteve siriane.Ka shumë familjarë, gra, fëmij të cilët kanë interesim për t’u riatdhesuar por që autoritetet tona lokale qofshin ato të Tiranë apo Prishtinës deri më tani nuk kanë kryer veprimet e nevojshme për të riatdhesuar gra dhe fëmijë të cilët janë në ato zona. Në burgjet e Sirisë ka edhe burra dhe gra të tjerë shqiptarë të cilët nuk ka asnjë mundësi komunikimi me familjarët e tyre dhe janë masa burgu por që në fakt autoritetet tona duhet të punojnë për t’i identifikuar ata, burgjet ku janë dhe t’i riatdhesojnë” deklaroi Elezi për “Gazeta Blic”.

Video e plotë: