Lajme

Elezi: Prokuroria dhe gjykatat të provojnë pretendimet për sulme terroriste, ndryshe mund të eskalojë situata!

06/24/2023 12:03
nga:Y I

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar dje se Policia ka parandaluar një sulm terrorist në afërsi të Zveçanit, ku një makinë me targa të Beogradit kishte brenda shok-bomba, uniforma, çanta suhtarake, municion e mjete eksplozive.

Në lidhje me këtë rast ka folur për “Gazeta Blic” eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.

Elezi tha se një deklaratë e tillë është tejet shqetësuese dhe theksoi se Kosova tani është mjaft e rrezikuar nga terrorizmi.

“Ministri i Punëve të Brendëshme të Republikës së Kosovës, deklaroj se policia ka arritur të parandaloj një sulm terrorist në republikën e Kosovës, përkatësisht në Veriun e Mitrovicës, kjo dekleratë vërtet është tejet shqetësuese, ngase në Kosovës janë planifikuar sulme terroriste dhe Kosova vërtet është shumë e rrezikuar nga terrorizimi”

Elezi shtoi se parandalimi i një sulmi të tillë terrorist është tregues se njësitet kundër terrorizmit në kuadër të policisë, janë duke opeuar me kapacitete të plota.

“Çdo veprim i policisë së Kosovës për zbatimin e ligjit në Republikën e Kosovës, duhet përshëndetur, por parandalimi i sulmeve terroriste është nivili më i lartë i efikasitetit të institucioneve të sigurisë në vend, andaj policia e Kosovës duhet bashkëpunojë ngushtë me organet e drejtësisë në mënyrë që të dyshuarit të marrnin dënimin e merituar. Gjithashtu policia e Kosovës duhet të bashkëpunojë ngusht edhe me institucionet ndërkombëtare të sigurisë të cilat kanë kapacitetet profesionale operuese në territorin e Republikës së Kosovës, dhe të njejtat mund të japin kontribut dhe po ashtu të bashkpunojnë e bashkërendojnë me policinë e Kosovës për parandalimin e sulmëve të mundëshme terroriste.Parandalimi i një sulmi terrorist nga policia e Kosovës është tregues se njsitë e kundër terorizmit në kuadër të policisë janë duke opeuar me kapacitete të plota dhe poashtu janë duke kryer detyrat dhe përgjegjësistë sipas asaj që ngarkohen me ligjin pë policinë e Kosovës si dhe kodih penal të Republikës së Kosovës”

Ai tha se policia, prokuroria dhe gjykatat kompetente duhet të ndërmarrin të gjitha masat në mënyrë që të provojnë pretendimet për sulme terroriste, ndryshe mund të eskalojë situata e sigurisë.

“Institucionet e zbatimit të ligjit, policia, prokuroria dhe gjykatat kompetente duhet të ndërmarrin të gjitha masat në mënyrë që të provojnë pretendimet për sulme terroriste, në të kundërtën këta arrestime mund të eskalojnë situatën e sigurisë, madje mund të shkaktojnë dëme serioze në aspektin e mardhënjeve me faktorin ndërkombëtar e sidomos me partnerët kryesor si të SHBA-ja, BE dhe shtetët të cilat kanë mbështetur dhe janë duke mbështetur Kosovën në rrugën e sajë drejtë integrimëve në institucionet ndërkombëtare” tha Elezi për “Gazeta Blic”


Bedri Elezi, Ekspert sigurie

Sveçla, ka njoftuar se dje se është identifikuar një veturë me targa të Beogradit në afëri të Zveçanit, në të cilën kishte armë, shok-bomba, uniforma, çanta suhtarake, municion e mjete eksplozive.

Ai tha se ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga Institucionet e sigurisë se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake.

“Falë angazhimit intenziv të njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës dhe informatave/inteligjencës së pranuar, sot është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, rreth 100m larg Komunës së Zvecanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshi Zolla, Osa, eksplozivë, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake.Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë.Policia e Kosovës bashkë me të gjitha organet tjera të sigurisë vazhdojnë angazhimet e tyre në parandalimit e çdo akti të mundshëm që synon cënimin e sigurisë së vendit tonë.Ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake” shkruan Sveçla raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Armë, municion e eksplozivë, Policia parandalon sulmin terrorist në afërsi të Zveçanit