Lajme

Elbert Krasniqi takohet me Kurtin- Konfirmon gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit!

3 ditë më parë
nga:Y I

Kryeministri, Albin Kurti, priti në takim ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryetarin e partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Elbert Krasniqin.

Bëhet e ditur se Kurti e Krasniqi folën për formimin e qeverisë së re, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Kryetari i IRDK-së Elbert Krasniqi konfirmoi gatishmërinë e plotë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi të frytshëm si dhe mbështetjen ndaj kryeministrit Kurti në formimin e qeverisë së re”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Pjesë e takimit ishte edhe deputeti dhe anëtari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës, Fridon Lala.