Sporti

Elanga pas humbjes nga Kosova: S’ka mbaruar asgjë, shihemi në nëntor

10/14/2025 16:27
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës mori tre pikë historike dje, pasi fitio ndaj Suedisë me rezultatin 0-1,  me golin e Fisnik Asllanit në Goteborg.

Suedia e shkarkoi trajnerin sot pas humbjes nga Kosova, teksa sulmuesi Elanga thotë se asgjë s’ka mbaruar, shkruan GazetaBlic Sport.

“Kemi hasur vështirësi gjatë rrugës, por nuk ka mbaruar. Udhëtimi nuk ka mbaruar. Shihemi në nëntor “, shkruan lojtari i Newcastle.

Kujtojmë se Suedia është e fundit në grup me 1 pikë, teksa Kosova e dyta me 7 pikë pas 4 xhirove të luajtura.

/GazetaBlic Sport