Sporti

‘El Nacional’: Messi do që Icardi të largohet nga PSG

10/23/2021 08:11
nga:Mergim Rreci

Sipas lajmeve të publikuara nga mediumi spanjoll El Nacional , ylli argjentinas Lionel Messi dëshiron të shohë bashkëkombasin Mauro Icardi jashtë Paris Saint-Germain.

I njëjti publikim zbulon se marrëdhënia mes Messit dhe Icardit është e tensionuar dhe tashmë ka filluar të prishet, madje ka krijuar një ndarje e cila u shkaktua nga fakti se Icardi nuk luajti për Argjentinën, duke fajësuar pikërisht Messin, trasmnsmeton GazetaBlic Sport.

Sa i përket Icardit, protagonistit të një telenovele me gruan e tij (dhe agjenten) Wanda Nara pasi ajo e akuzoi për tradhti në martesën e tyre, ai do ta kishte kërcënuar se do të linte emblemën e kryeqytetit francez nëse gruaja e tij nuk do të kthehej në krahët e tij. Megjithatë atmosfera duket se tashmë është më e mirê mes Icardit dhe Narës.