Ajo që po ndodh mes Mainz dhe sulmuesit holandez Anwar El Ghazin po shkakton diskutime në Gjermani dhe më gjerë.
El Ghazi deklaroi për të dytën herë se vazhdon të jetë pro Palestinës në luftën me Izraelin, duke dalë kundër politikave të klubit gjerman.
Deklarata këto që kanë acaruar drejtuesit e Mainz, të cilët njoftojnë se do të marrin hapa ligjorë ndaj sulmuesit.
“Mainz 05 vëren me habi dhe shqetësim deklaratat e Anwar El Ghazi në rrjetet e tij sociale. Klubi do të verifikojë ligjërisht faktet dhe më pas do të vlerësojë veprimet. Lojtari mori një letër paralajmëruese të hënën dhe aktualisht nuk po stërvitet”-bën me dije Mainz.


