Është mbyllur para pak çastesh derbi më i madh spanjoll dhe një nga më të mëdhenjtë në botë, Real Madrid – Barcelona.
Vendasit kanë shënuar fitore minimale prej 2-1, në një duel të zhvilluar në një mot me shi, përcjell GazetaBlic Sport.
Serinë e golave e hapi Karim Benzema në minutën e 13′, për të vazhduar më pas Toni Kroos, çerek ore lojë më vonë, për 2-0. Me këtë rezultat përfundoi edhe fraksioni i parë.
Në të dytin mysafirët ishin më kërkues, teksa ia dolën që ta ngushtojnë epërsinë në minutën e 70′, realizator Mingueza.
Megjithatë, ky gol nuk mjaftoi dhe madrilenët triumfuan në derbin e madh.
/GazetaBlic/