Lajme

Ekzekutohet në Lezhë djali i xhaxhait të Ardian Nikulaj, Eno Nikulaj!

12/02/2023 22:02
nga:Y I

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Lezhë.

Raportohet se është ekzekutuar Eno Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt i cili u ekzekutua më 19 prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin për gjakmarrje.

Eno Nikulaj u vra te Porta e Ujësjellësit të Lezhës.

Besohet se kjo vrasje ka ardhur si pasojë e gjakmarrjes, arsye për të cilën u vra edhe biznesmeni Nikulaj në prill të këtij viti nga një grup personash me pagesë.