Lajme

Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për pensionistët dhe fëmijët

12/27/2024 20:09
nga:Y I

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar përmes një shkrimi në Facebook se janë procesuar transeferet për pagat në sektorin publik, shtesat prej 100 euro për të gjithë fëmijët 0-16 vjeç  si dhe shtesat prej 100 euro për të gjithë përfituesit e skemave pensionale, përfshirë edhe skemat e kategorive të luftës.

Ai ka falenderuar stafin e MFPT që janë angazhuar për për të ekzekutuar gjithçka brenda ditës.

“Mbi 400 mijë fëmijë përfitues, rreth 300 mijë pensionmarrës përfitues, dhe mbi 83 mijë shërbyes publikë. Gjithsej 140 milionë euro në një ditë të vetme.
Falënderoj stafin e MFPT që janë angazhuar për ta bërë të pamundurën për të ekzekutuar gjithçka brenda ditës, e gjithashtu edhe BQK-në për zgjatjen e sesionit të pagesave, ashtu që transferet të kryheshin para fundjavës. Varësisht nga banka ku keni llogarinë, do të pranoni edhe mjetet në llogari, disa më herët e disa më vonë, por e rëndësishme që transferi tashmë është ekzekutuar” shkruan Murati raporton “Gazeta Blic”

Postimi i plotë: