Olivier Giroud do të jetë mungesa e radhës në formacionin e Piolit.
Rezonanca të cilës iu nënshtrua qendërsulmuesi francez konfirmoi dëmtimin e kofshës së majtë. Lojtari do të rivlerësohet brenda 10 ditësh, përcjell GazetaBlic Sport.
Giroud do të mungojë në tre ndeshjet e ardhshme të ligës kundër Sassuolo, Genoa dhe Salernitana.
Në këtë pikë rikuperimi i tij është shumë i vështirë edhe për ndeshjen ndaj Liverpool-it.



