Kupa e Botës 2022

Ekuadori ‘pa problem’ në pjesën e parë ndaj Katarit

11/20/2022 17:52
nga:E K

Ekuadori ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes hapëse së Kupës së Botës ndaj Katarit me avantazh prej dy golash.

45 minutat e para i takuan krejtësisht skuadrës ekuadoriane duke shkuar kështu në pushim me rezultat 0-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Enner Valencia ishte kryefjala e kësaj gjysmë pjesë loje.

Valencia fillimisht shënoi në minutën e 3’të por goli i tij u anulua për offside. Valencia megjithatë gjeti rrugën drejt golit edhe dy herë të tjera.

Fillimisht nga pika e bardhë në minutën e 16’të dhe më pas nga loja e hapur në minutën e 31’të arriti ta gjejë golin me kokë.

/GazetaBlic Sport/