Ka përfunduar ndeshja mes Holandës dhe Ekuadorit.
Rezultati përfundimtar ishte 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Pavarësisht se pritej një fitore e ‘Tulipanëve’, kombëtarja latine tregoi një paraqitje shumë të mirë në fushë, madje mund ta fitonte edhe ndeshjen.
Holandezët kaluan në avantazh me golin e shënuar nga Gakpo, por një gol i Enner Valencias i barazoi shifrat në pjesën e dytë dhe vendosi epilogun përfunditmar.
Tashmë, Holanda dhe Ekuadori janë në krye të grupit me nga 4 pikë, kurse Senegali në vendin e tretë me 3 pikë. Katari është i fundit pa asnjë pikë.
/GazetaBlic Sport/