Policia e Shtetit në Shqipëri e ka nisur për ekstradim në Itali një 54-vjeçar që ishte në kërkim ndërkombëtar për bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha.
Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari në fjalë është i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, me 25 vjet burgim.
“Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela, 54 vjeç. Këtë shtetas, Gjykata e Salernos, Itali, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha”.
“Leonard Mnella do të jetë subjekt hetimesh në Shqipëri, për ngjarje kriminale të ndodhura kohë më parë në Shqipëri. Ky shtetas, ndërkohë që ishte në arrati, në vitin 2013, kishte arritur që nëpërmjet një vendimi gjyqësor të lëshuar nga një Gjykatë shqiptare, të deklarohej i vdekur që në vitin 2003, në Amerikën Latine”, thuhet në njoftim.


