Policia e Kosovës ka realizuar ekstradimin nga Gjermania në Kosovë të një shtetasi kosovar, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar më 15 shtator 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.


