Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë fituar rastin në Gjykatën e Lartë të Londrës për ekstradimin e themeluesit të faqes “WikiLeaks”, Julian Assange.
Vendimi i sotëm i jep një goditje të madhe përpjekjeve të Assange për të parandaluar ekstradimin e tij në SHBA për t’u përballur me akuzat për spiunazh, megjithëse opsionet për të apeluar mbeten të hapura për ekipin e tij ligjor.