Lajme

Ekspozoi armë në rrjete sociale, arrestohet gjakovari

11/23/2025 09:01
nga:G B

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasiqë i njëjti dyshohet se ekspozoi armë në rrjetet e tij sociale.

Në raportin e policisë, thuhet se armët të llojit pushkë gjuetie dhe pistoletë ishin pronë e të dyshuarit, të cilat janë konfiskuar.

“Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.