Ekspozita e hapur në shesh me autorësi të Shkëlzen Gashit ku u vërtetua se kishte pasaktësi të thella, hapi një diskutim të thellë në publik nga ku erdhën reagime të forta.
Një reagim i ashpër erdhi edhe nga drejtoresha e Fondit për Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq e cila potencoi se eksozita e Gashit ka pasaktësi të shumta dhe duhet të alrgohet urgjetisht.
Ajo potencoi se është shqetësuese përpjekja e Shkëlzen Gashit për të hedhur përgjegjësinë tek Fondi për të Drejtën Humanitare.
Në lidhje me këtë çështje ish-ushtari i UÇK-së, Nijazi Kryeziu, tha se institucionet e Kosovës dhe të sigurisë duhet të marrin përgjegjësi për skandalin që ndodhi në shesh me një eskpozitë të tillë.
Ai tha se një ekspozitë e tillë ka qenë e qëllimshme, për të shmangur vëmendjen e opinionit publik.
Duke folur për Kosovën e pasluftës, Kryeziu, tha se rrugëtimin e Koosvës drejt proceseve euro-atlantike s’ka asgjë t’a ndal.
‘Mjer kush tenton me narrativa hutuese me e shit patriotizëm, patriotizëm sot është Republika e Kosovës me rrugëtu institucionalisht” deklaroi Kryeziu në rrëfimin e tij për dokumentarin ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


