Lajme

Eksporti për Evropë: Prince nis kafenë për supermarketet Lidl

08/24/2024 11:25
nga:Gazeta Blic

Pajisjet janë të teknologjisë së fundit.

E në to, po prodhohet një produkt i ri i cilësisë së lartë.

Brendit gjigand të kafesë në Kosovë dhe jo vetëm, Prince Caffe, ia ka besuar tashmë prodhimin një kompani me nam botëror, Lidl, raporton Klan Kosova.

E Lidl, që ofron produkte të ndryshme ushqimore dhe jo vetëm, operon deri më tani në 32 shtete të botës dhe ka mbi 12 mijë dyqane.

Ajo fillimisht teston secilën fabrikë përmes fazave të auditimeve për cilësi dhe siguri, dhe më pas ua beson prodhimin.

Andaj, edhe përzgjedhja e Princ Caffes, u bë për një shkas.

“Padyshim, kualiteti që e ofrojmë, teknologjia e re e avancuar, sistemi i mbyllur i linjave dhe automatizimi i të gjitha pajisjeve tona, është një prej kritereve që e bën që produkti ynë të jetë sa më kualitativ dhe i sigurt tek konsumatori që ia ofrojmë”, ka thënë Rina Buri, menaxhere e kontrollit të kualitetit në Prince Caffe.

Rëndësia e madhe që iu kushtohet produkteve gjatë, por edhe pas prodhimit, bën që kualiteti final të jetë gjithmonë në parametrat e duhur.

E këtë produkt kualitativ, Devolli Corporation pasditen e së premtes e nisi për eksport në Belgjikë.

Por, dërgesa do të bëhen edhe në vende të tjera evropiane, kështu duke dëshmuar se kjo Korporatë, që bën eksport anë e mbanë botës, është lidere në zhvillimin e ekonomisë kosovare dhe jo vetëm.

 

(Artikull i sponsoruar)