Lajme

Eksplodon kazani në termocentralin Kosova A

10/18/2024 08:50
nga:N K

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka njoftuar për një defekt serioz teknik në termocentralin Kosova A.

Shala ka thënë se sot në mëngjes ka eksploduar kazani në termocentral dhe se vendi mund të futet në krize energjetike.

”Eksplodim i kazanit “bojleri i Albinit”, në Termocentralin Kosova A, Blloku A4. Kjo i shkon për shtati mafisë energjetike, sepse tash na duhet import i energjisë” shkruan Shala në njoftim.