Lajme

Eksperti kroat: Dialogu u udhëheq nga dy që s’e njohin Kosovën, Kallas do ta ndryshojë lojën dhe Lajçak s’mundet të bëjë asgjë

07/07/2024 19:41
nga:G C

Eksperti kroat, Davor Gjenero shprehet shumë i zhgënjyer me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Madje, Gjenero në një përgjigje dhënë për GazetaBlic e cilëson Lajçakun si të paaftë dhe sipas tij, edhe pse iu vazhdua mandati për disa muaj, nuk do të ketë asnjë risi në dialog, pasi siç thotë eksperti kroat, ai nuk është në gjendje të bëjë asgjë.

“Vazhdimi i mandatit të zotit Lajçk është vetëm mbrojtja e shtëpisë, ai nuk është në gjendje të bëjë asgjë, nuk është në gjendje të japë shtysë të re për dialog, ai po e shpëton institucionin, derisa personi i ri që do të zgjidhet, Kaja Kallas, të marrë pozicionin e përfaqësuesit”, tha Gjenero.

Gjenero tutje shton se gjithë shpresat do të jenë tek Kaja Kallash, e cila mund ta zëvendësojë Josep Borrellin.

“Shpresoj që Kallas të gjejë aktorin për atë pozicion që ka anë të mira, të jetë person që është i orientuar fortë në rrugën euroatlantike dhe person që kupton shtyllat e marrëveshjes së paqes pas Luftës së Dytë Botërore”, tha Gjenero.

Gjenero thotë se dialogu me Serbinë është udhëhequr nga dy persona që nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, por sipas tij, gjithçka do të ndryshojë menjëherë pas Janarit.

Tutje, ai riktheson se Lajçak nuk është në gjendje të bëjë asgjë deri në fund të mandatit.

“Deri më tani kemi dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga dy akterë që vijnë nga shtetet që nuk po e njohin Kosovën si të pavarur. Jam shumë i sigurt se situata pas janarit do të ndryshojë thellësisht, kjo do të ketë një lloj ndryshimi të lojës në pozicionin aktual të Lajçkut. Pra, nuk mendoj se Lajçaku është në gjendje të bëjë asgjë deri në fund të mandatit”, tha Gjenero për GazetaBlic.

Risi në dialog? Serwer pas zgjatjes së mandatit të Lajçakut: Më pëlqejnë surprizat