Eksperti i sigurisë, Arben Dashevci, ka komentuar shtimin e forcave të KFOR-it në Pejë dhe patrullimin e tyre, duke theksuar se këto masa janë të natyrshme për ruajtjen e sigurisë qytetare.
Ai shpjegoi se asambleja e NATO-s ka theksuar se nëse ka nevojë, do të shtohen forcat reaguese për të siguruar paqen kolektive, njofton Klankosova.tv.
“Jemi nën ombrellën e NATO-s dhe çdo masë që merret për sigurinë e qytetarëve është e mirëseardhur”, tha Dashevci, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.
Ai shtoi se patrullimet janë një detyrë operacionale dhe se situata aktuale është tërësisht normale, pa shqetësime për momentin.
Njëherësh theksoi se “Ky është një mesazh për ata që tentojnë të destabilizojnë situatën në Kosovë”, duke siguruar mbështetje nga forcat kolektive të mbrojtjes.