Eksperti i sigurisë Agim Musliu ka deklaruar se Zvonko Veselinoviçi dhe Milan Radojçiçi janë ‘Arkanat’ e Vuçiqit.
Musliu i ka krahasuar ata me kriminelin e luftës Zhelko Razhnjatoviq – Arkanin.
“Ashtu siç ka kryer krimineli Arkan vrasje me porosi të Millosheviqit të serbëve, shqiptarëve, kroatëve e boshnjakëve, ashtu edhe Zvonko e Milani kanë kryer vrasje me porosi të Vuçiqit, veçmas të kundërshtarëve të tij politikë”, ka deklaruar Musliu.
Musliu ka thënë se futja në listë të zezë nga SHBA e këtyre dy serbëve, është alarm për prokurorinë dhe institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës, të cilat sipas tij, duhet vërtet të ndërmarrin hapa komfor qëndrimit amerikan.