Lajme

Eksperti i sigurisë për protestën e paralajmëruar nga serbët- S’pres të ketë cenim të sigurisë brenda territorit të Kosovës!

09/06/2024 15:59
nga:Y I

Deklaratat e kryeministrit Kurti për hapjen e Urës së Ibrit ngjallën reagim të fortë ndërkombëtarë.

Të njëjtit deklaruan se nuk duhet të ndërmeren veprime të pakoordinuar dhe të njëanshme pasi rrezikohet siguria.

Kjo solli edhe shtimin e trupave të KFOR mbiu Urën e lumit Ibër.

Ndërkohë për sot kryetari i së ashtuquajturës “Shoqatë e qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës për Kosovë”, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se sot do të fillojë bllokada shumëditore e pikave kufitare drejt Kosovës.

Në lidhje me këtë gjendje të krijuar dhe a pritet të ketë eskalim ka folur për “Gazeta Blic” ekperti i sigurisë, Drizan Shala.

Shala tha se nuk pritet ndonjë efekt i drejtperdrejtë në cenimin e sigurisë brenda territorit të Kosovës nga kjo protestë.

“Ushtrimi i KFOR në këtë periudhë përben një element interesant që vjen pikërisht në kohe ku do të kemi protesten e lajmruar nga ana e e ashtu quajtur AQQM ( Asociacionit të Qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës ) nuk pres ndonje efekt të drejtperdrejt në cenimin e sigurisë brenda territorit të Kosovës meqë kjo protestë është thirrur dhe do të mbahet në territorin e Serbisë nuk ka ndonje rrezik akut nga ky veprim përpos që qytetaret , mallrat do të duhen që të barten në drejtim të pikave tjera kufitare që kufizohen me shtetin e Kosoves për levizje” tha Shala për “Gazeta Blic”.

Ai tha se duke marrë parasysh kohën kur po mbahet protesta tregon se është në koordinim të plotë me narko-shtetin e Serbisë.

“Ky veprim në bazë të kohës që shifet është në kordinim të plotë me narko-shtetin e Serbisë sepse fluksi i qytetareve që përdorin keto pika kufitare tani është shumë minimal dhe nuk do të kete ndonjë efekt të drejtperdrejt në bazën ekonomike të narko shtetet sepse po të kishte ndodhur kjo në muajn gusht atëhere efekti do të ishte negativ për bilancin e Serbisë prandaj e ka përzgjedhur si kohe optimale kete periudhë” deklaroi Shala.

Shala tha se institucionet e Koosvës duhet të jenë vigjilentë për të minimizuar fluksin eventual në ato pika kufitare dhe të mos krijuar ndonje tollovi në komunikacion.

“Institucionet tona duhet të ndërmarrin veprime të nevojshme informuese nëse ndodh një veprim i tillë për të minimizuar fluksin eventual në ato pika kufitare dhe të mos krijuar ndonje tollovi në komunikacion eventual. Ndërsa kërkesa e shprehur në formen e qendrimit që përmese ketyre protestave të nxitet që KFOR të marrë veprime brenda territorit të Kosovës ku protestat është në një territor tjeter kjo gje nuk do të ndodh aesesi sepse nuk cënohet në asnjë forme mandati dhe misioni i KFOR në Kosovë nga ky veprim .Organet e sigurisë të Republikës se Kosoves kanë të drejtë kushtetuese që të marrin dhe të kryejn veprimet e tyre na të pjese pa u cenuar nga veprime subversive të narko shtetit të Serbisë” tha Shala në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Serbët fillojnë të bëhen gati për protestë, dy autobusë nisen nga Republika Srpska për në pikën kufitare në Bërnjak