Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni tha në një intervistë për Euronews Albania se Hamasi lëshoi mbi 5 mijë raketa ndaj Izraelit në 2 ditët e para të sulmit.
Sipas tij, Izraeli ka të gjithë të drejtën e botës të mbrohet se është në sulm të vazhdueshëm por civilët nuk duhet të preken.
“Biden i tha edhe Izraelit që keni të drejtë të jeni të inatosur po mos lejoni inatin t’ju mposhtë. Është një vend që po vijon të jetë në sulm konstant ndaj civilëve të vet ndaj ka të drejtë të mbrohet. Raketat po bien si breshër mbi ambientet civile, 5 mijë raketa nëse do kishin rënë, llogariteni çfarë do kishte ndodhur. Civilët nuk duhet të shënjestrohen”, tha eksperti.


