Lajme

Eksperti i sigurisë: ‘Izraeli u gjet i papërgatitur, ka humbje jetësh’

10/01/2024 22:23
nga:Y I

Eksperti i sigurisë, Dritan Goxhaj, ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku foli rreth sulmit me raketa që Irani kreu para pak orësh në Izrael.

Sipas tij Izraeli u gjet shumë i papërgatitur ndaj këtij sulmi, pasi mbrojtja ajrore e tij prej kohësh nuk ka funksionuar.

“Janë lëshuar 400-500 raketa të nivele të ndryshme, mes tyre edhe raketa balistike. 40% e tyre ka kaluar sistemin mbrojtës të Izraelit, për arsye se i ka gjetur të papërgatitur. Pavarësisht se para lëshimit të raketave, iranianët kanë lajmëruar edhe SHBA edhe Rusinë. Një pjesë e këtyre raketave duan rreth 40 minuta të mbërrijnë në Izrael, balistiket duan 12 minuta, ata kanë lëshuar edhe të tjera. Izraelitët kanë pasur probleme me mbrojtjen ajrore”,-tha ish-oficeri Goxhaj.

I pyetur se cilat janë dëmet e këtij sulmi, eksperti i sigurisë u përgjigj:

“Objektivat kryesore kanë qenë objektivat ushtarak, baza kryesore ka qenë baza e nevatimit, baza ajrore. Për herë të parë është goditur edhe një bazë izraelite në Gaza. Dimë që ka dëme materiale dhe humbje jetësh”,-tha Goxhaj i cili theksoi se Irani nuk ka kryer sulm terrorist, pasi ka synuar të arrijë bazat ushtarake. Ai shtoi se për momentin nuk ka shifra të viktimave.