Sporti

Eksperti i referimit, Hadri: Genc Nuza e dëmtoi Gjilanin, nuk ishte simulim, por ishte penallti

03/20/2023 13:36
nga:E K

Në ndeshjen derbi të Superligës së Kosovës në kuadër të xhiros së 26’të mes Gjilanit dhe Llapit kishte një moment kontradiktor.

Në ndeshjen që u mbyll me rezultat 2-2, skuadra e Gjilanit pretendoi për një penallti në minutat shtesë të duelit, shkruan GazetaBlic Sport.

Baton Zabërgja u pengua në zonën e Llapit duke u rrëzuar dhe kërkuar edhe penallti.

Pas rishikimit të VAR gjyqtari, Genc Nuza vlerësoi se nuk kishte kontakt për penallti.

Eksperti i referimit, Petrit Hadri, e ka cilësuar si penallti rastin duke theksuar se Gjilani është dëmtuar ndaj Llapit.

“Kjo në futboll quhet ‘sendviq’. VAR-i e ka thirr Nuzën që ta shikoj rastin, ky e ka marrë si simulim. Mirëpo bazë rregullave të futbollit kur s’ka kontakt quhet simulim, por këtu po shohim që ka kontakt. Ka ndodh sot edhe në ndeshjen Leverkusen – Bayern, kanë qenë dy simulime dhe me shikimin e VAR-it, gjyqtari e ka ndërruar mendjen duke akorduar dy penallti. Përfundimisht kjo është penallti për Gjilanin. Në bazë të pamjeve është dëmtuar skuadra gjilanase”, tha Hadri në emision.