Lajme

Eksperti i energjisë: Masat e Qeverisë, të mirëseardhura – por duhet të jemi sërish të kujdesshëm

12/29/2021 20:47
nga:Q R

Eksperti i energjetikës, Lulzim Syla, vlerëson se masat e ndërmarra emergjente për furnizim të energjisë kanë qenë të nevojshme. Sipas tij, duhet të shikohet me largpamësi se cilat mund të jenë trendet ditët në vazhdim, për të gjetur kështu zgjidhje më të mirë sa i përket furnizimit të rregullt me energji elektrike, shkruan Gazeta Blic.

Syla në një prononcim për ‘Gazeta Blic’, thotë se masat e ndërmarra ngrisin nivelin e gatishmëris dhe vigjilencës sa i përket çështjes së tregut të energjisë.

“Sigurisht që këto masat e ndërmarra emergjente për furnizim të energjisë janë të mirëseardhura, shkaku që ngrisin nivelin e gatishmërisë dhe vigjilencës sa i përket çështjes së tregut të energjisë pavarësisht asaj që çmimi i energjisë elektrike nga inporti ka rënë dukshëm, prapë se prapë duhet të kemi kujdes dhe të shohim me largpamësi se cilat mund të jenë trendet në ditët në vazhdim me qëllim të reagimit adekuat dhe ndërmarrjes së masave adektuate për të gjetur zgjidhjet më të mira, që të ketë furnizim të rregullt me energji elektrike”, thotë ai.

Ekspert i energjisë, Lulzim Syla

DOKUMENT:

Kuvendi i Kosovës, sot shpalli gjendje të jashtëzakonshme energjike për 60 ditët e ardhshme, çka do të thotë se për këtë periudhë, do të përballemi edhe me reduktime më të theksuara, në mënyrë që ta kemi më të lehtë tejkalimin e kësaj krize që ka kapluar mbarë evropën.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës ka angazhuar një ekspert gjerman për sanimin e problemeve. Shtetit të Kosovës ai do t’i kushtojë plot 12 mijë euro në ditë, ose 248 mijë euro për tre javë.

Kujtojmë se kryeministri i shqipërisë, Edi Rama, dje përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” konfirmoi ndihmën me energji elektrike për Kosovën për ditën e fundit të vitit dhe ditën e parë të vitit të ardhshëm.

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës,që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjitike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi!”, shkroi Rama.

Këto janë masat që pritet të aplikohen pas shpalljes së gjendjes emergjente të energjisë

Efekti i masave pas shpalljes së gjendjes emergjente të energjisë: Flasin ekspertët dhe njohësit e kësaj fushe!