Lajme

Eksperti i ekonomisë tregon faktorët që ndikojnë në mbylljen e bizneseve – ka një thirrje për Qeverinë

10 muaj më parë
nga:G B

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë janë një mori faktorësh që ndikojnë në mbylljen e shumë bizneseve.

Mustafë Kadriaj, ka theksuar se inflacioni dhe liberalizimi i vizave do të godasë bizneset në Kosovë, sidomos sektorin e gastronomisë.

“Vlerësoj që liberalizimi dhe inflacioni janë ndër faktorët, tani për tani, së pari fuqia e konsumatorit largohet pastaj dhe fuqia punëtore kështu që bizneset sidomos gastronomia ka mbetur pafuqi punëtore dhe pa konsumator dhe pa klient. Ndërsa kur flasim për inflacionin e ka bërë të veten. Është rritur çmimi furnizues sidomos i lokalëve gastronomisë dhe gjitha bizneseve. Me këto çmime të rritjes ata nuk mund të qëndrojnë në treg, orientohen drejtë falimentimit dhe drejtë mbylljes. Kjo për fat jo të mirë nuk është në interes të shtetit as arkës së shtetit, pra ndikon dhe në taksat e shtetit dhe në papunësi, krejt çka duhet shteti është përmes politikave fiskale ekonomike, dhe jo ekonomike, politika ekonomike të përkrahë biznesin dhe politika jo ekonomike të krijoj një atmosferë të bërit biznes, tani për tani bizneset vendore nuk e shohin të arsyeshëm të investojnë në Kosovë dhe as investitorët e huaj”, thotë ai për Expose.

Sipas Kadriajt, gatishmëria e qytetarëve për të ikur nga vendi është shumë e madhe.

“Ekonomia e tregut në fakt tani për tani dhe Kosova që funksionon me këto ligje që bizneset janë private, një biznes me pak, ndikon në ekonominë e vendin në arkën e shtetit dhe në papunësinë e vendit dhe në uljen  e mirëqenies së qytetarit. Tani e kemi këtë gatishmërinë e qytetarëve të largohen nga vendi si asnjëherë më parë, as në 2015 dhe as në kohën e pandemisë, tani kur flasim e kemi gatishmërinë me të madhe të njerëzve të largohen nga vendi dhe të provojnë fatin e tyre në një vend tjetër në perëndim, se sa mund të gjejnë veten është një pikë pyetje, kur i dinë kushtet e punës në Kosovë ata këqyrin një alternativë tjetër”, vlerëson ai.

Eksperti i ekonomisë, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë politika ekonomike që stimulojnë hapjen e bizneseve të reja dhe parandalojnë ikjen e fuqisë punëtore.

“Zakonisht kur mbyllen bizneset dhe kur nuk kemi ekonomi stabile, sidomos mbas luftës ka pasur papunësi të lart, kur flasim për mungesën e fuqisë punëtore por nuk kemi rritje të papunësi, sepse fuqia punëtore është duke u larguar nga vendi. Është një dëme i shumë i anshëm i Kosovës nuk kemi fuqi punëtore në vend, nuk kemi aktivitet biznesor, këtu nuk operojnë as bizneset as nuk kemi fuqi të konsumatorit gjitha këto do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit. Kush do të bëjë një hap dhe nga kush pritet dhe besoj që është qeveria e Kosovës, pritet dhe duhet të këtë politikë ekonomik. Por deri më tani qeveria është e fokusuar më shumë në politika sociale, që politika sociale në ekonomin e tregut është e rangut të dytë dhe të tretë  por jo të jete primare. Së pari duhet të mendohet investimet, fuqia e zhvillimit ekonomik, dhe e fuqizimit të biznesit, kur kemi të hyra të larta nga operimi i këtyre bizneseve, do të thotë të pritet që të kemi atë fuqi të buxhetit, dhe të ndajmë në shëndetësi në politika sociale, siguri. Por kjo qeveri është e fokusuar më shumë në  politika sociale dhe të sigurisë kjo nuk do të thotë që është e keqe por nga ekonomia e tregut është gabim të menduarit nga ana politike”, deklaron Mustafë Kadriaj.

/Gazeta Blic/