Eksperti amerikan, David Philips ka komentuar mbi situatën pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë, duke theksuar se partia që ka fituar më shumë vota ka përgjegjësinë të formojë qeverinë.
Ai për GazetaBlic ka theksuar se, për të siguruar stabilitetin, kjo parti duhet të angazhohet në bashkëpunim me partitë e tjera dhe të dëgjojë me kujdes shqetësimet e qytetarëve.
Sipas tij, qeverisja gjithëpërfshirëse është një proces i gjatë, por esencial për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm dhe për t’u përballur me sfidat e vendit.
“Partia me më shumë vota duhet të formojë qeverinë. Ajo do të duhet të bashkëpunojë me partitë e tjera dhe të dëgjojë me kujdes shqetësimet e vendit. Qeverisja gjithëpërfshirëse është një detyrë e gjatë, por e nevojshme”, thotë Philips për GazetaBlic.
Posti i presidentit mund të bëhet pjesë e “pazareve” për qeverinë e re


