Lajme

Eksperti amerikan: Serbia s’u ftua në Samitin për Demokraci sepse vazhdon ta minojë pavarësinë e Kosovës

11/12/2021 13:09
nga:M K

Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir, ka dhënë arsyet që sipas tij, SHBA-të nuk kanë ftuar Serbinë në Samitin për Demokraci.

Njëra ndër arsyet kryesore që përmend Ben Meir është pikërisht Kosova.

“Minimi” i pavarësisë së Kosovës, thuhet nga Ben Meir të jetë njëra ndër arsyet pse Beogradi s’ka marrë ftesë për Samit.

Gjithashtu, Ben Meir thotë se Serbia nuk u ftua edhe për shkak se Serbia nuk ishte e gatshme të tregojë fleksibilitet në dialogun me Kosovën.

Postimi i plotë:

Serbia nuk u ftua në Samitin për Demokraci sepse ajo vazhdon të minojë pavarësinë e Kosovës, duke u qetësuar me Rusinë dhe shpeshherë shkel të drejtat e njeriut, veçanërisht kundër pakicave.

Për më tepër, Serbia e ka kundërshtuar SHBA-në me refuzimin e saj për të treguar njëfarë fleksibiliteti në diskutimin e saj fillestar me Kosovën.

Një rast i tillë është mosgatishmëria e Serbisë për të dhënë llogari për afro 1700 shqiptarë kosovarë që janë ende të zhdukur dhe që mund të ishin ekzekutuar në mënyrë të përmbledhur nga Ushtria Serbe gjatë luftës.