Lajme

Ekspertët: Vera e këtij viti me ekstreme klimatike po godet vendet e pasura

08/07/2021 10:43
nga:Genita C

Teksa bota po përballet me një verë tjetër të motit ekstrem, ekspertët po vërejnë diçka ndryshe.

Moti ekstrem këtë vit po godet më fort në vendet që janë kursyer nga “zemërimi” i ngrohjes globale në të kaluarën.

Vendet e pasura si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Gjermania dhe Belgjika po i bashkohen kombeve më të varfra në një listë për rritje të ngjarjeve ekstreme të motit që shkencëtarët thonë se kanë një lidhje me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit, shkruan AP, përcjell Klankosova.tv

“Nuk është vetëm një problem i një vendi të varfër, por tani është një problem i një vendi të pasur,” tha Debby Guha-Sapir, themeluese e bazës së të dhënave ndërkombëtare të fatkeqësive në Qendrën për Kërkimin mbi Epidemiologjinë e Fatkeqësive në Universitetin Katolik të Louvain në Belgjikë.

“Të pasurit po shkatërrohen”, ka shtuar ajo.

Përmbytjet vrasëse goditën Kinën, por qindra njerëz u mbytën gjithashtu në pjesë të ndryshme të Gjermanisë dhe Belgjikës që nuk ishin mësuar me këtë fenomen natyror. Edhe Kanadaja dhe Paqësori në veriperëndim të SHBA-së kishin atë që shkencëtari i klimës, Zeke Hausfather, e quajti nxehtësi “e frikshme” e shoqëruar me zjarre të mëdha.

Tani Evropa Jugore po përballet me nxehtësi dhe zjarr të paparë.