Lajme

Ekspertët: Pa përkrahjen e pesë shteteve të BE-së nuk mund të ketë liberalizim të vizave për Kosovën

01/15/2022 01:24
nga:Gazeta Blic

Liberalizimi i vizave për kosovarët, vështirë se do të realizohet edhe në vitin 2022. Problematike për këtë çështje, profesorët e marrëdhënieve ndërkombëtare e shohin moslobimin e Kosovës tek pesë shtetet anëtare të BE-së, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Saga rreth liberalizimit të vizave në Kosovë po vazhdon tash e dhjetë vjet.

Ndonëse Kosova ka plotësuar t6ë gjitha kushtet e dala nga udhërrëfyesi për këtë proces, është vendi i vetëm në rajon që nuk gëzon liri të lëvizjes.

Situatë e njëjtë p vazhdon edhe tani kur në krye të Qeverisë së Kosovës është Albin Kurti.

Ndërkohë profesori amerikan Chris Dolan, liberalizimin e vizave për Kosovën e sheh problematike edhe për vitin 2022.

“Vështirë që Kosova të ketë liberalzim vizash edhe në vitin 2022. Shpresojmë që BE të ndërrojë qasjen sa i përket kësaj tem. Kosova duhet të lobojë më shumë dhe të shtrijë diplomacinë te pesë shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë dhe sovranitetin e saj”, tha ai, për RTV Dukagjini.

Ndërsa, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thotë se presidenca e BE-së e udhëhequr nga Franca, mund të fut në agjendë liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Është pozitive që Franca është kryesuese e BE-së, sepse ajo e njeh problematikën dhe kompleksitetin deri ku ka ardhur kjo çështje”, tha ai.