Sporti

“Ekspertat e UEFA kërkesë FFK’së: Duhet të rregullohet fusha e “Fadil Vokrrit” nëse doni të luani ndeshjen Kosovë – Zvicër”

08/08/2023 20:40
nga:L J

Skuadra e FC Prishtinës ka marrë një “email” nga Federata e Futbollit të Kosovës, ku iu është kërkuar të mos luajë ndeshjet e para në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkak i dëmtimit të fushës.

Drejtori i FC Prishtinës, Artan Osmani thotë se  FFK ia dërgoi një email me tri rreshta, duke mos i bërë zgjidhje se ku do luajnë, shkruan GazetaBlic Sport.

“Na kanë dërgu një email me disa rreshta ku thonë se ekspertat e UEFA’s i kanë kërkuar që të riparohet fusha që të mund të luhet ndeshja Kosovë – Zvicër”, tha fillimisht Osmani për “GazetaBlic Sport”.

Shikoni intervistën e plotë: