Sporti

Ekskluzive: Zekrija Ramadani, trajneri i ri i Ohod Al Medina në Arabinë Saudite

06/14/2023 16:53
nga:Lorik J

Trajneri i njohur shqiptar, Zekrija Ramadani do të largohet nga Gjilani.

Zekrija Ramadani do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite tek skuadra Ohod Al Medina, mëson GazetaBlic Sport.

Skuadra e Gjilanit ka pranuar vendimin e tij për t’u larguar nga klubi.

Ramadani do jetë pjesë e Ohod Al Medina në Arabi Saudite që nga viti i ardhshëm, ku edhe do të shijojë një aventurë të re.

Kujtojmë se Ramadani ka fituar tri herë titullin kampion në Kosovë.

/GazetaBlic Sport