Visar Bekaj u largua nga skuadra e Hatayaspor në merkaton e janarit dhe tashmë ka mbetur i lirë, teksa disa skuadra po interesohen për shërbimet e portierit kosovar.
Bekaj, i cili grumbullohet vazhdimisht me kombëtaren e Kosovës në futboll, tashmë ka dy oferta në tavolinë dhe po shqyrton mundësitë për të ardhmen e tij.
Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, për portierin 28 vjeçar janë interesuar ekipi nga Superliga e Greqisë, Volos dhe ai nga Superliga e Qipros, Apollon Limassol.
Volos aktualisht ndodhet në vendin e pestë në Superligën e Greqisë, teksa Limassol në vendin e gjashtë në Qipro.
Bekaj pritet të vendosë së shpejti për të ardhmen e tij, teksa momentalisht këto janë ofertat në drejtimin e tij.
/GazetaBlic Sport


