Sporti

Ekskluzive: Vjen edhe një largim i madh nga FC Drita

01/10/2022 16:51
nga:Lorik J

Skuadra e Dritës ka ndarë rrugët me një prej futbollistëve më të mirë të skuadrës.

Ekipi i Dritës ka ndarë rrugët në mënyrë të dyanshme me futbollistin e tyre, Erjon Vucaj, mëson GazetaBlic Sport.

Vucaj ishte një nga lojtarët kyç të skuadrës së Nuhiut në edicionet e fundit, por tashmë ai ka vendosur që të largohet nga klubi gjilanas.

Në sezonin 2021/22, Vucaj nuk kishte edhe shumë hapësira tek skuadra e Dritës, me ç’rast ishte edhe arsyeja kryesore e largimit të tij nga “Intelektualët”.

Përveç Vucajt nga skuadra e Dritës deri tani është larguar edhe sulmuesi Agim Zeka.

/GazetaBlic Sport.