Sporti

EKSKLUZIVE: U largua nga Drenica pas 18 viteve, kjo është skuadra e re e Azem Bejtës

07/07/2021 16:21
nga:Gazeta Blic

Azem Bejta është njëri ndër mbrojtësit më të dalluar në futbollin kosovar.

Ai për 18 vite ka mbrojtur stemën e Drenicës, duke zhvilluar paraqitje fantastike e poashtu duke e udhëhequr këtë skuadër pas largimit të Sami Gecit, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, tashmë historisë së tij me klubin nga Skenderaj i erdhi fundi dhe tashmë ai është bërë me skuadër të re.

GazetaBlic Sport ka mësuar nga burime pranë klubit se ai tashmë ka arritur marrëveshje me skaudrën e Malishevës dhe mungon vetëm zyrtarizimi nga të dyja palët.

Bejta do t’i mbrojë ngjyrat e kësaj skuadre në edicionin e ri të Superligës së Kosovës.

/GazetaBlic Sport/