Sporti

Ekskluzive: Shkaku i padrejtësive, Dardan Çaka pritet të largohet nga futbolli kosovar

01/02/2026 21:38
nga:Mergim Rreci

Gjyqtari i mirënjohur kosovar, Dardan Çaka, mund të largohet nga referimi në futbollin kosovar.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se ai është shumë i pakënaqur me padrejtësitë ndaj tij dhe po e mendon seriozisht largimin.

Ai është gjyqtari i vetëm nga Kosova i deleguar nga UEFA si VAR në garat evropiane, një arritje që për nivelin dhe integritetin e tij profesional.

Ndërsa UEFA i ka besuar vendimmarrje në ndeshje të nivelit më të lartë, FFK zgjedh ta injorojë këtë fakt, duke refuzuar t’i japë stemën e FIFA-s.

Për vite me radhë, Çaka ka qenë në mesin e gjyqtarëve më të mirë në futbollin tonë, duke qenë shembull për referimin e tij, por edhe për korrektësinë e treguar.

Ai gëzon respekt të madh nga opinioni futbollistik dhe largimi i tij do të ishte një tronditje për futbollin tonë në përgjithësi.

/GazetaBlic Sport/