Lajme

EKSKLUZIVE: Rreth 500 vendvotime shkojnë në rinumërim

11/08/2021 13:59
nga:Q R

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka vendosur që rreth 500 vendvotime të shkojnë në rinumërim, shkruan Gazeta Blic.

Burime të ‘Gazetës Blic’, brenda PZAP-së kanë bërë të ditur se komunat ku do të rinumërohen votat janë Shtimja dhe Mitrovica e Jugut.

“Rreth 90 përqind e vendvotimeve në këto dy komuna do të shkojnë në rinumërim”, i ka thënë ky burim Gazetës.

PZAP ende nuk ka dalur me vendim zyrtar, por është çështje orësh kur këto vendime do të publikohen.

Gazeta Blic do të ju mbajë të informuar.

Pas ankesave të kandidatëve për Kuvende Komunale, qindra vendvotime do të rinumërohen