Sporti

Ekskluzive | Presidenti i Clujit mohon interesimin e Rapid Bukureshtit për Krasniqin: Nuk kemi pasur bisedime, ai është shumë i rëndësishëm për ne!

07/26/2023 21:04
nga:Lorik J

Skuadra rumune, Cluj nuk ka pasur asnjë diskutim me Rapid Bukureshtin për transferimin e Ermal Krasniqit.

Mediat rumune sot raportuan se Rapid Bukureshti është gati të ofrojë 1.5 milionë euro për transferimin e Krasniqit në këtë afat kalimtar, megjithatë një gjë e tillë nuk është e vërtetë, të paktën sipas presidentit të CFR Cluj.

Në një prononcim për mediumin tonë, Cristian Balaj, presidenti i ekipit rumun, CFR Cluj ka mohuar se kanë pasur diskutime për Ermal Krasniqin.

“Jo, nuk është e vërtetë. Nuk kemi pasur asnjë diskutim për të. Ata janë të interesuar për një lojtar tjetër, por jo për Krasniqin”, tha fillimisht Balaj ekskluzivisht për ‘GazetaBlic Sport’.

Më pas, Cristian Balaj theksoi edhe njëherë se Krasniqi është lojtar tepër i rëndësishëm për ekipin e tyre.

“Ermal Krasniqi është shumë i rëndësishëm për ne. Ai është lojtar shumë i mirë dhe person profesionist”, përfundoi Balaj.

Kujtojmë se Ermal Krasniqi u transferua tek CFR Cluj në merkaton e dimrit për 300 mijë euro.

/GazetaBlic Sport