Mirlind Daku pritet të bëhet me skuadër të re në këtë afat kalimtar të verës.
Sulmuesi i kombëtares kuqezi pritet të ndërrojë ekip, por jo edhe kampionat, pasi do të mbetet në Rusi.
Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, Mirlind Daku pritet të kalojë tek gjiganti rus, Zenit Petersburg.
Klubi i madh rus ka ofruar 4.5 milionë euro për Mirlind Dakun dhe ofertat pritet të pranohet nga Rubin Kazan.
Daku kishte ndikim të madh në Rusi, ku sivjet ishte golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit.
Nëse gjithçka shkon sipas planit dhe nuk ka ndryshime të minutave të fundit, Daku do të bëjë ekzaminimit mjekësore të dielën.
/GazetaBlic Sport


