Skuadra e Lirisë ka filluar me përforcime në këtë merkato.
Edhe pse pak me vonëse, klubi i Lirisë ka menduar që të transferojë disa lojtarë cilësorë.
Siç merr vesh GazetaBlic Sport, Liria ka arritur transferimin e sulmuesit shqiptar, Valmir Berisha, i cili në të kaluarën kishte luajtur edhe tek Roma.
Berisha është 27 vjeçar dhe ka luajtur në disa skuadra mjaft të njohura evropiane në të kaluarën. Ai ka qenë pjesë e Romës, Panathiaikos, Velez Mostar.
27 vjeçari poashtu ka përfaqësuar gjeneratat e reja të Suedisë U17, U18 dhe U19 si dhe ka qenë pjesë e Lojërave Olimpike me këtë kombëtare në vitin 2016.
Ky transferim shihet si mjaft i madh për ekipin e Lirisë.
/GazetaBlic Sport/