Lajme

Ekskluzive|| Lëviz Prokuroria, nis hetim për rastin e tentim sulmit ndaj Rrahman Jasharajt

09/05/2022 14:55
nga:G B

Prokuroria Themelore në Prishtinë zyrtarisht ka nisur hetimet ndaj tentim sulmit të kryetarit të SBASHK-u, Rrahman Jasharaj, gjatë vizitës së tij që pati në mengjes në shkollën “Ismail Qemaili”, raporton Gazeta Blic.

Këtë për Redaksinë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti për hetim në drejtim të veprës penale “Kanosja”, si dhe janë autorizuar policia për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë çështje”, ka thënë Ulaj për Gazeta Blic.

Ndryshe, incidenti ndodhi sot derisa Jasharaj vizitoi shkollën “Ismaili Qemali”, ku pas deklarimit, një person që tha se ishte gjyshi e një nxënëse, tentoi ta sulmoi Jasharajn, e më pas e quajti edhe armik të nxënësve.

Jasharaj pas sulmit u deklarua për Gazeta Blic, derisa tha se tentim sulmi ndaj tij ishte tendencioz dhe se sulme të tilla mund t’i ndodhin edhe në rrugë./Gazeta Blic/

Flet Rrahman Jasharaj: Një prind deshi të më sulmojë, ishte tendencioze – mund të sulmohem edhe në rrugë

“Oh armik, oh armik” – Personi që tentoi ta sulmoi Jasharajn thotë se shkoi aty për mbesën e tij